4. Dërgesa
4.1 Zonat e dërgesës
Dërgesat realizohen në: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
4.2 Afatet
· Kosovë: 24-48 orë
· Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: 3-5 ditë pune
Afatet janë orientuese dhe mund të ndikohen nga festat zyrtare, kushtet atmosferike, vonesat e operatorëve postarë/korrierëve, apo rrethana të tjera jashtë kontrollit tonë.
4.3 Kostot e dërgesës
· Kosovë: 2.50 € për porosi
· Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: 5.00 € për porosi
4.4 Adresa dhe pranimi i porosisë
Klienti është përgjegjës të japë të dhëna të sakta të dërgesës (emër, numër telefoni dhe adresë). Nëse dërgesa dështon për shkak të të dhënave të pasakta ose mos-pranimit nga klienti, mund të aplikohen kosto shtesë të ri-dërgesës.
4.5 Vonesat pas dorëzimit tek operatori postar
Pas dorëzimit të porosisë nga ana jonë tek operatori postar/korrier, përgjegjësia për vonesat eventuale i takon operatorit postar/korrier. Ne do të asistojmë klientin me informacionin e nevojshëm (p.sh. numrin e gjurmimit) kur kjo është e aplikueshme.
4.6 Kalimi i rrezikut
Në masën e lejuar nga ligji në fuqi, rreziku i humbjes ose dëmtimit gjatë transportit kalon tek klienti në momentin kur porosia i dorëzohet operatorit postar/korrier. Kjo nuk cenon të drejtat e konsumatorit sipas ligjeve të aplikueshme, veçanërisht në rast të dëmtimit ose mospërputhjes së produktit.
