7. Politika e privatësisë
7.1 Të dhënat që mbledhim
Gjatë përdorimit të website-it dhe kryerjes së porosive, mund të mbledhim këto të dhëna: emër dhe mbiemër, numër telefoni, adresë emaili, adresë dërgese/faturimi (nëse aplikohet).
7.2 Qëllimi i përpunimit
· Përpunimi dhe dërgimi i porosive
· Komunikimi me klientin rreth porosisë dhe shërbimit
· Marketing dhe njoftime promocionale (kur është e aplikueshme)
· Përmirësimi i shërbimit dhe analizë e përdorimit të website-it
7.3 Ndarja e të dhënave
Ne nuk i shesim dhe nuk i japim me qira të dhënat personale. Të dhënat mund të ndahen vetëm në masën e nevojshme për realizimin e shërbimit, p.sh. me operatorët postarë/korrierët për dorëzim dhe me procesuesit e pagesave për pagesat me kartelë, ose kur kërkohet nga ligji.
7.4 Ruajtja dhe siguria
Të dhënat ruhen vetëm për aq sa është e nevojshme për qëllimet e përmendura dhe në përputhje me kërkesat ligjore. Flutra Shoes zbaton masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave kundër qasjes së paautorizuar, humbjes ose keqpërdorimit.
7.5 Të drejtat e klientit
Në përputhje me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave personale, klienti mund të kërkojë qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave, si dhe të kundërshtojë marketingun. Kërkesat mund të dërgohen në sales@flutrashoes.com.
