5. Politika e kthimit dhe ndërrimit
5.1 Kthimet
Flutra Shoes SH.p.k nuk ofron kthim/rimbursim të produkteve, përveç rasteve kur: (a) produkti i pranuar është i dëmtuar; ose (b) produkti i pranuar nuk përputhet me produktin e porositur.
Kjo politikë nuk synon të kufizojë të drejtat e konsumatorit që rrjedhin nga ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e konsumatorit. Nëse ligji në fuqi parashikon të drejta shtesë (p.sh. tërheqje nga kontrata në shitje në distancë), ato të drejta zbatohen në përputhje me ligjin.
5.2 Afati dhe kushtet
· Afati i njoftimit: brenda 14 ditëve nga pranimi i porosisë
· Produkti duhet të jetë i papërdorur, i pa mbathur dhe në gjendje të njëjtë si në momentin e pranimit
· Duhet të ruhet paketimi origjinal dhe aksesorët/shënimet shoqëruese (nëse ka)
5.3 Procedura për ankesë (produkt i dëmtuar ose i gabuar)
Për të iniciuar ankesë, klienti duhet të kontaktojë në sales@flutrashoes.com ose në +383 49 932 871 dhe të dërgojë:
1. Numrin/konfirmimin e porosisë (ose të dhënat e porosisë)
2. Përshkrim të problemit
3. Fotografi të qarta të produktit dhe paketimit (nëse është e mundur)
Pas verifikimit, Flutra Shoes do të ofrojë zgjidhje të arsyeshme, si: zëvendësim të produktit, ndërrim me produkt të njëjtë/ekuivalent, ose zgjidhje tjetër të përshtatshme sipas rastit.
5.4 Kostot e kthimit në rast faji nga ana jonë
Nëse produkti është i dëmtuar ose i gabuar, shpenzimet e dërgesës për kthim/zëvendësim mbulohen nga Flutra Shoes SH.p.k.
5.5 Ndërrimi (pa rimbursim)
Ndërrimi i produktit lejohet brenda 7 ditëve nga data e blerjes, pa të drejtë rimbursimi me para.
Kushtet për ndërrim:
· Produkti të jetë i pa mbathur, i pa dëmtuar dhe i papërdorur
· Të jetë në paketim origjinal dhe në gjendje identike me atë të pranimit
· Ndërrimi realizohet vetëm në dyqanet tona fizike dhe jo përmes postës
